Njëri përplasi për vdekje këmbësorin, tjetri mori para patrullën e “Shqiponjave”/ Çfarë ndodhi 24 orët e fundit në Durrës

14/08/2021 08:57
Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Një 33-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.P., banues në Durrës, u akuzua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,   pasi duke punuar në një objekt është aksidentuar duke rënë nga lartësia, punonjësi i tij, shtetasi B. H., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa një 71-vjeçar, i identifikuar me inicialet N.K., u arrestua sepse shkaktoi aksident me pasojë vdekjen. Ditën e sotme, në orën 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, 71-vjeçari ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel