Shoferët në vendin tonë sërish vijojnë me shkelje të rregullave në rrugë, edhe pas gjobave të vëna.

Në autostradën Vlorë-Levan, Levan- Vlorë dhe në BYPASS-in e Vlorës, janë konstatuar shoferë me shpejtësi që variojnë nga 130 km/h deri në 177 km/h.

53 shoferë të tjerë që kryenin parakalime të gabuara në autostradën Vlorë-Levan e Levan- Vlorë janë gjobitur me 3 mijë lekë të reja.

Policia Rrugore

BYPASS Vlorë dronë e radar, për parandalimin e aksidenteve me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, monitorim qarkullimit të BYPASS-it të Vlorës me dronë e radar, monitorim dhe në autostradën Vlorë-Levan dhe Levan-Vlorë.

Nisur nga fluksi shumë i madh i mjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare veçanërisht në fundjavë, njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka marrë masa shtesë me qëllim parandaliminm e aksidenteve rrugore qoftë në autostradën Vlorë-Levan e Levan- Vlorë, si dhe në të gjithë aksin rrugor Vlorë-Sarandë.

Shërbimet e Policisë Vendore Rrugore, gjatë ditës së sotme në BYPASS, si rezultat i monitorimit me dronë e radar kanë evidentuar  53 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalime të gabuara, disa prej tyre edhe të rrezikshme e me sjellje agresive në rrugë.  Këta drejtues automjetesh janë ndëshkuar me masë administrative nga 3.000 Lekë të rinj secili.

Gjithashtu po gjatë ditës së sotme nga Drejtoria e Policisë Rrugore në autstradën Vlorë-Levan, Levan- Vlorë dhe në BYPASS-in e Vlorës, janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi që varjojnë nga 130 km/h deri në 177 km/h, shpejtësi që në fluksin e madh të mjeteve janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore.

Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 11 leje drejtimi, me afat që varjojnë nga 1 muaj deri në 4 muaj si dhe me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 Lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi pa saksion për pezullim të lejes së drejtimit.

Njëkohësisht janë vendosur 9 masa për shpejtësi  që varjonte nga 150 km/h deri në 170 km/h, duke paguar dyfishin e gjobës, pasi drejtuesit e automjeteve ishin rezident në një shtet tjetër, pra janë vendosur gjithësej 41 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë📸 dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA