Përroi Manazderes në lindje të qytetit të Elbasanit duket se është kthyer në një vend të grumbullimit të mbetjeve urbane.

Pavarësisht se nuk mungojnë kontenierët, duket se përroi mbetet vendi i preferuar për të hedhur mbeturinat duke shkaktuar ndotje të madhe në këtë zonë e më pas me nisjen e shirave të gjitha këto mbetje shkojnë në det..

Duket se aksionet e herë pas herëshme të pastrimit nuk janë të mjaftueshme përballë kësaj situate ndaj dhe bashkia e Elbasanit paralajmëron sanksione. Sensibilizimi i qytetarëve për të mbrojtur pasuritë e tyre të përbashkëta dukt se është i pamundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA