Korrespondenti Top Channel në Londër përmes një statusi në Facebook shpjegon arsyet se përse edhe Shqipëria duhet të ndihmojë e pse jo të strehojë përkthyesit afgan, të cilët kanë qenë një pjesë e rëndësishme e misioneve ushtarake shqiptare në Afganistan.
Komenti i plotë i Arben Manajt:
Duke qenë se e ushtroj edhe vetë profesionin e përkthyesit kam një ndjeshmëri dhe respekt të veçantë për përkthyesit afgan, dhe padyshim ata duhen mbrojtur dhe u duhet dhënë azil në Amerikë, Britani dhe gjithë vendet me nivel të lartë jetese ndër vendet e Nato-s, pas dështimit spektakolar të Perëndimit në Afganistan siç edhe sovjetikët dikur!
E njëjta gjë duhet thënë edhe për personelin afgan dhe familjet e tyre qe kanë ndihmuar forcat aleate në Afganistan.
Edhe Shqipëria ka detyrim që të ndihmojë brenda mundësive të saj në këtë operacion! Jemi anëtar të Nato-s në fund të fundit dhe kemi edhe privilegje, por edhe detyrime!
Por kam një frike se vende si Shqipëria, e Kosova, Uzbekistani, Kazakistani etj që nuk janë anëtare të Nato-s, po përdoren si vende depozitimi kur me sa kuptoj vendet e tjera të Nato-s apo aleatë të tjerë të amerikanëve duket se ngurojnë dhe nuk u jepen aq lehtë presionit amerikan!
Ky personel njihet nga aleatët dhe nuk kanë nevojë të madhe për Vetting se e kanë kaluar atë kur janë rekrutuar nga amerikanët dhe aleatët, plus që kanë infrastrukturë akomodimi dhe procedimi të statusit të tyre të emigracionit!
Shqipëria e ka dëshmuar përkushtimin e saj ndaj amerikaneve edhe kur ishte çështja e opozitës iraniane kur shumë vende aleate nuk kanë qenë kaq mikpritëse! Tani që kemi të bëjmë me një vend ku Nato, ka qenë e përfshirë kokë e këmbë, s’ka justifikim nga asnjë vend i Nato-s, t’ja lërë në prehër Shqipërisë dhe Kosovës apo edhe vendeve që mbarojnë me …stan strehimin e përkthyesve dhe personelit ndihmues dhe familjeve te tyre pas triumfit taleban dhe dështimit perëndimor!
Top Channel