Festa e Ziçishtit/ Prodhues, fermerë dhe artizanë promovojnë traditat e zonës së Devollit

14/08/2021 15:28

Për të hedhur bazat e para të Agroturizmit në zonën e Devollit, bashkia e këtij qyteti ka nisur organizimin e festave lokale që promovojnë traditat e fshatrave të zones.

Duke nisur me gatimet tradicionale, veshjet popullore të zonës, zahiretë e bëra në kushte shtëpie e mbi të gjitha vallet popullore  ishin pjesë e organizimit në fshatin Ziçisht. Pjesëmarrësit në panair shprehen të kënaqur pasi panaire të tilla ndikojnë në rritjen e shitjeve për ta.

Për kryetarin e Bashkisë Eduard Duro, Devolli është duke hedhur bazën e Agroturizmit jo vetëm me festa të tilla por edhe me investimet që po kryhen.

Festa e Ziçishtit ka bërë bashkë prodhues, fermerë dhe artizanë nga gjithë Devolli kjo edhe si një formë për të festuar së bashku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA