Dhjetëra banorë në Mbrostar Ura të Fierit protestuan mesditen e së shtunës për mungesën e ujit të pijshmëm.
Banorët e një lagjeje në periferi të qytetit prej më shumë se katër muajsh nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.
Ditët e nxehta me temperatura të larta, e kanë vështirësuar më tepër situatën. Ata janë të detyruar të mbushin ujë në fshatin Petovë qe ndodhet 4 km larg, ku shpeshherë duhet të qëndrojnë për disa orë në radhë.
Ndonëse paguajnë rregullisht faturat e ujit, prej 4 muaj 20 familje nuk kanë ujë në rubinetat e tyre.
Megjithëse janë ankuar për mungesën e ujit të pijshëm, ky problem nuk po gjen zgjidhje. Shqetësim tjetër për ta po ashtu është edhe mungesa e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe mos heqja e mbetjeve urbane. Banorët thonë së prej disa ditësh plehrat janë bërë burim infeksionesh.
Top Channel