792 raste të tjera me COVID-19 janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e  çuar numrin e përgjithshëm në 161.359.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi 10 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 5.542 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Institucionet shëndetësore regjistruan 104 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.774 pacientë janë shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 1.055.312 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 9.270 brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.043.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA