Dy persona po ndiqen penalisht në Gjirokastër për shkak të zjarreve që ranë një ditë më parë në Dropull dhe Memaliaj.

Zjarri që në fshatin Radat u shkaktua nga një banor i cili po saldonte në oborrin e tij dhe aksidentalisht i vuri zjarrin bimësisë.

Flakët  u përhapën menjëherë nga era duke çuar edhe në shpërthimin e disa municioneve të vjetra në zonë. Ndërsa një 51 vjeçar në Memaliaj duke djegur disa barëra në pronën e tij, ka  djegur edhe një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme pasi zjarri doli jashtë kontrollit.

Në ndjekje penale janë dhe dy persona në Berat. Një 28-vjeçar  që shkaktoi zjarrin në Malin Partizan duke hedhur një cigare të ndezur në tokë dhe një  tjetër banor i beratit që përhapi flakët po nga pakujdesia.

Në Mirditë policia arrestoi një 66 vjeçar pasi dogji një sipërfaqe të madhe me pyje dhe disa banesa të pabanuara në fshatin Gjakëz pasi i vuri flakën barishteve në oborrin e vet.

Në pranga ka rënë edhe një 52 vjeçar, në Zejmen, Lezhë pasi duke ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, ka  djegur edhe një sipërfaqe të madhe barishte dhe kullota. përhapja zjarrit  rrezikoi disa banesa dhe lokale, si dhe automjetet, pasi ishte anës rrugës kryesore në aksin Lezhë-Milot. Në ndjekje penale është  ndërkohë për shkak të moshës edhe një 70 vjeçare në Balldren, Lezhë.  Pensionistja ndezi zjarr në kanalin kullues dhe flakët dolën jashtë kontrollit.

Top Channel