Dy persona janë proceduar penalisht pasi dyshohen si autorë të zjarrvënieve në Gjirokastër.
Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet V.O., banues në fshatin Radat, Dropull, gjatë kryerjes së disa punimeve me troho në bahçen e tij, ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi në rrethinat e fshatit Radat.
Gjithashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj proceduan penalisht shtetasin M. B., 51 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi duke djegur disa barëra në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Top Channel