Atentat me bombë gjeneralit rus në mes të Moskës, bomba dyshohet të jetë vendosur nga shërbime të inteligjencës të lidhura me Ukrainën
Edhe Meksika ka regjistruar rritje të rasteve të reja të infektimit. Sipas autoriteve zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 mijë e 711 raste, numri më i lartë i rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë. Me rastet e fundit, numri total i infektimeve shkoi në 3 milionë e 20 mijë e 596.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 727 persona humbën jetën nga COVID-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 246.203, ndërkohë numri i të shëruarve shkoi në 2.375.211.
Sipas të dhënave, në Meksikë që nga fillimi i pandemisë është shënuar numri më i lartë i rasteve ditore. Në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv në vend, më shumë se 40 milionë persona kanë marrë dozën e parë dhe më shumë se 21 milionë të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Sipas Worldometers, ku azhurnohen të dhënat e COVID-19, Meksika me një popullsi prej më shumë se 126 milionë banorë, është në pozicionin e “vendit të 15-të në botë me numrin më të madh të rasteve”.
Top Channel