Kujdes! Të gjithë ju që do udhëtoni drejt Greqisë dhe Italisë, mund t’ju anulohet fluturimi nëse s’keni këtë dokument

13/08/2021 18:22

Shumë udhëtarë kanë hasur probleme me kohën e plotësimit të formularit PLF, i domosdoshëm për të udhëtuar në Itali dhe Greqi. Por nëse nuk e plotëson 24 orë para, fluturimi juaj anulohet.

Kështu në faqen e facebookut, aeroporti ka kujtuar të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë drejt këtyre dy vendeve se “në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot”.

Njoftimi i plotë:

📍Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport, Italisë🇮🇹 dhe Greqisë🇬🇷, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.

📍Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.

📍Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/

📍Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/

📍🇮🇹 Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:

– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.

📍🇬🇷 Për të gjithë pasagjerët e që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:

  1. Test COVID, ose
  2. Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
  3. çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)

📍Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.

Faleminderit për mirëkuptimin

Tirana International Airport

Top Channel