AKU sekuestron të gjithë sasinë e akulloreve të një firme nga subjektet tregtare në qarkun e Korçës.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i AKU-së Korçës Adham Papadhami kur tha se sekuestrimet e para janë bërë tek subjekte të cilët kanë futur këtë akullore ditët e fundit por sekuestrime janë realizuar edhe në të gjitha subjektet e tjera që kanë pasur gjendje akullore të kësaj firme.

Papadhami nuk ka bërë me dije sasinë e sekuestruar por ka thënë vetëm se sasia është e madhe. Sipas drejtorit të AKU e gjithë sasia e sekuestruar do të rikthehet në vendin e origjinës ndërkohë që drejt drejtorisë qendrore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë nisur të gjitha procesverbalet e mbajtura për sekuestron e mallit.

Top Channel