Dy aksidente janë shënuar në pak minuta në Tiranë, me pasojë plagosjen e dy personave.

Sipas njoftimit të dhënë nga policia mësohet se një kamion ka përplasur një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi shtetasi K.H., 20 vjeç.

Po ashtu, një tjetër aksident është shënuar në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet ku ka mbetur i plagosur një 24-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorrin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Rreth orës 17:45, në rrugën “5 Maj”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorrin me drejtues D. L., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel