Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin. Jo më kot cilësohet si ilaçi i jetëgjatësisë. Në artikullin më poshtë, do të mësoni një kurë natyrale mirëbërëse për gjithë organizmin dhe efektiva për disa probleme shëndetësore në veçanti.

Kjo kurë natyrale ka të bëjë me konsumimin e 3 lugë gjellë vaj ulliri në ditë dhe ndihmon jo vetëm për të patur një organizëm të fortë por edhe në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore.

Redukton Tensionin e Lartë
Falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve dhe acidit oleik, vaji i ullirit ndikon pozitivisht në reduktimin e tensionit të lartë. Ndaj dhe konsumimi i tre lugëve vaj ulliri në ditë ndihmon në parandalimin e hipertensionit.

Ndihmon Sistemin e Tretjes
Vaji i ullirit mbron shëndetin e stomakut duke reduktuar aciditetin duke ndihmuar aparatin tretës në mirëfunksionimin e tij.

Përthithja e kalçiumit dhe magnezit
Kalçiumi dhe magnezi janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm për shëndetin e organizmit. Sipas të dhënave, vaji i ullirit është një ndër produktet fantastike që ndihmojnë trupin në përthithjen më të mirë të kalçiumit dhe magnezit që marrim përmes ushqimit.

Problemet me zemrën dhe kolesteroli në gjak
Konsumimi i tre lugë gjelle vaj ulliri në ditë ndihmon zemrën të jetë e shëndetshme dhe e fortë dhe të kryejë normalisht funksioninin e saj. Vaji i ullirit konsiderohet si produkti më i mirë në parandalimin e problemeve me zemrën. Vaji i ulliri ndihmon në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit në gjak ndërsa përmirëson nivelin e pehazhit në trup.

Parandalon plakjen, rinon lëkurën
Përdorimet e vajit të ullirit në industrinë e kozmetikës janë gjithashtu të rëndësishme. Si një antioksidant i fortë, vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e plakjes, trajtimin e rrudhave si dhe mbajtjen e një lëkurë të freskët dhe elastike.

Ku të gjeni vaj ulliri cilësor
Nëse keni dyshime për vajin e ullirit që gjeni nëpër markete, zgjidhja më e mirë do të ishte që t’u drejtoheni fabrikave të prodhimit të vajit të ullirit. Aty mund të shihni aty procesin e prodhimit të tij për t’u bindur që vaji që po blini është natyral dhe me cilësi të mirë. Një tjetër mënyrë shumë e mirë e marrjes së vlerave të vajit të ullirit është edhe marrja e tij përmes ushqimit. Duke e përdorur në gatime të ndryshme, nga sallatat, supat apo gjellat e deri edhe tek ëmbëlsirat e ndryshme./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA