Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen se ishin duke kultivuar fidanë të dyshuar kanabisi, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në një sipërfaqe të pyllëzuar në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
“Gjatë mbajtjes nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë është organizuar puna për kapjen e dy shtetasve, të cilët bazuar dhe në pamjet filmike të dronit, ishin duke kultivuar fidanë të dyshuar kanabis. Menjëherë është ndërhyrë nga forcat e Policisë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasve S. B., 34 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç, të dy banues në Vlorë”, njofton policia.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. B., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel