Studimi për mpiksjen e gjakut/ 1 në 50 mijë persona pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Atrazeneca

12/08/2021 19:51

Megjithëse është jashtëzakonisht e rrallë, një sindromë e mpiksjes së gjakut pas dozës së parë të vaksinës Oxford/AstraZeneca mbart një rrezik të lartë të vdekjes dhe mund të ndodhë edhe tek njerëz të rinj dhe të shëndetshëm, thotë një studim i disa shkencëtarëve britanikë.

Tek ata nën moshën 50 vjeç, mpiksjet e gjakut ndodhin në rreth një në 50,000 njerëz që kanë marrë vaksinën, thonë të dhënat.

Studiuesit ekzaminuan simptomat, shenjat dhe rezultatet në 220 raste të konfirmuara dhe të mundshme të paraqitura në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar midis 22 marsit dhe 6 qershorit.

“Është e rëndësishme të theksohet se ky lloj reagimi ndaj vaksinës së AstraZeneca është shumë i rrallë,” tha Dr Sue Pavord  autore e analizës së botuar në New England Journal of Medicine.

Por për ata që zhvillojnë mpiksje gjaku, rezultatet “mund të jenë shkatërruese”, shtoi ajo.

“Mund të prekë këdo,” shtoi Beverley Hunt, profesor i trombozës dhe hemostazës në King’s College London.

50% e rasteve në analizë nuk kishin sëmundje të mëparshme dhe nuk dukej se kishte faktorë të veçantë individualë të rrezikut për sindromën, tha Hunt.

Studiuesit zbuluan se sindroma-e quajtur trombocitopeni imune vrau 23% të rasteve të analizuara.

Ata e përcaktuan sindromën bazuar në pesë kritere, duke përfshirë shfaqjen e simptomave 5 deri në 30 ditë pas vaksinimit, një numër të ulët të trombociteve dhe praninë e një mpiksje gjaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA