Në fshatin Radat të Gjirokastrës pati shpërthime gjatë pasdites së kësaj të enjteje dhe pasi një zjarr që sipas Ministrisë së Mbrojtjes u vu nën kontroll.
Sipas informacioneve nga emergjencat civile të Bashkisë Dropull i Poshtëm në vendngjarje mbërriti Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokastër dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se nuk ka rrezik për banesa edhe pse ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset.
Është riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Thirrë në bashkinë Mirditë. Zjarri po shkon drejt fshatit Gështenjas dhe mund të rrezikoje banesat. Forcat zjarrfikëse, banorët po punojnë për ta vënë nën kontroll.
Ndërkohë Zjarri në afërsi të fshatit Shemri në vendin Kodrat e Lakut të Mollës ne Kukës po mbahet nën kontroll nga forcat, në mënyrë që të mos përhapet afër banesave. Po ashtu eshtë normalizuar zjarri në fshatin Patalej Kolsh, pas ndërhyrjes së helikopterit.
Ne zjarrin në Malin e Tërbunit bashkia Pukë flakët rrezikojne te përhapen në kurorë, ndersa po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter.
Një tjeter vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre, pisha e dushqe u shfaq në fshatin Mbreshtan te Kolonjës. Atje Nuk ka rrezik për zonën e banuar. nderkohe vatra te tjera kete te enjte kishte në fshatin Qinam në Tiranë, në fshatin Sinametajte Peqinit dhe në Poshnje të Beratit.
Top Channel