Pas përpjekjeve disa ditore të forcave të zjarrfikëseve, policisë ushtarake dhe forcave operacionale të Shqipërisë dhe Kosovës, ishin reshjet e shiut që vunë nën kontroll flakët e zjarrit.

Vatrat të cilat rrezikonin seriozisht edhe banesat në fshatin Thirrë u izoluan, duke sjellë kështu edhe shpresën për banorët.

Ndërsa pamja që të ofron mali i Thirrës, mali i Rrunës, Qafa e Kumbullës, Mali i Munellës, është tragjike, pishat dhe gjithë bimësia është djegur totalisht.

Por mëngjesi i sotëm, ka nisur me një riaktivizim të këtyre vatrave. Era e fortë ka nisur të rindezë trungjet e pemëve të djegura, duke ngjallur frikën e një riaktivizimi  të mundshëm.

Forcat zjarrfikëse të Mirditës, bëjnë me dije se janë drejtuar tek vatrat për të mundësuar zolimin në kohë të tyre, para se zjarri të riaktivizohet dhe të dalë jashtë kontrollit.

Top Channel