Sherr në Sarandë/ Pas konfliktit me 19-vjeçarin, roja telefonon një tjetër. 37-vjeçari merr armën dhe…

12/08/2021 11:17

Një 37-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u konfliktua me një të ri.

Sherri fizik dhe më pas verbal nisi mes një roje dhe një 19-vjeçari. Por kur  dërguan në spital për mjekim, roja i identifikuar me inicialet H.K., lajmëroi personin e armatosur për të vijuar konfliktin.

“Nga hetimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin.  

Falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve  u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA