FOTOT/ Nën hetim për korrupsion, mjeku Edvin Prifti shijon pushimet në resortin luksoz në Greqi në shoqërinë e deputetes

11/08/2021 11:00

Mjeku Edvin Prifti ndonëse është nën hetim për korrupsion ai po shijon pushimet në Prevezë të Greqisë në një nga resortet më luksoze.

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e Top Channel foton e publikuar në rrjetin social të Facebook, ku mjeku është duke festuar në shoqërinë e deputetes së Kukësit, Gerta Duraku.

Fotoja është realizuar më 4 gusht të këtij viti, ku Prifti është në shoqërinë edhe të disa personave të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK  i ka sekuestruar llogaritë bankare në shumën 51.479.368 lekësh dhe 177.497 Euro mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, por sërish ai ia ka dalë të përballojë koston e pushime në Greqi.

Sipas burime të Top Channel, Prokuroria vendosi zgjatjen e afateve të hetimeve për një periudhë gjashtë mujore për Priftin, pasi ai u lirua nga burgu.

Kujtojmë se emri i mjekut Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua dhe u la në burg  gjykatësja Enkeleida Hoxha.

Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut  me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u gjet në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, për të cilat avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

Sipas SPAK, Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA