Dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme në malin e Tomorrit dhe Skrapar, arrestohet 1 person. Shpallet në kërkim një tjetër

11/08/2021 09:43

Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet M.C., banues në Vëndreshë, Skrapar pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë.

Për pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. H., 44 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Top Channel