Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat verilindore mund të ketë edhe rebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 32°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 38°C dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por pritet të ketë edhe rebeshe shiu. Temperaturat do të ulen ku do të variojnë: në zonat malore nga 18°C në 34°C dhe në zonat e ulëta nga 20°C në 36°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA