“Zjarrvënësi, ndëshkim si terrorist”/ Propozimi i zv/kryeministrit Erion Braçe! Policia: 15 të arrestuar, 16 të proceduar

10/08/2021 15:18

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pyjeve , ndëshkohet me 4 deri në 8  vite burg. 

Dënimi  ne kodin penal përshkallëzohet  kur  vepra shkakton dëme të rënda në  mjedis apo humbje në njerëz. Por, ndërsa rastet e zjarrëvënies nga dora e njeriut në Shqipëri  po  shtohen, zëvendës kryeministri Erion Brace propozon ashpërsim të masave  për ta ndëshkuar zjarrvënien e qëllimshme si akt terrorist.

Në bilancin e policisë  zjarret kanë autor dorën e njeriut.

Në vlerësim të situatës së krijuar nga zjarret, prej datës 25 korrik deri më datën 10 gusht 2021, si rezultat i punës hetimore të bërë nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin janë arrestuar 15 persona, janë proceduar penalisht 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona.

Policia e shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar   rastet e zjarrvënies së qëllimshme ne numrin 112 duke i siguruar se do ruaje anonimatin e tyre.

Top Channel