Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë ”Arrest në burg” për Denis Dodën, administrator i kompanisë “Fish &Co Tirana”.

Në kontenierin e kësaj kompanie u kap 7 kg kokainë.

I arrestuari Denis Doda, ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij nga organi i prokurorisë.

Pasi dëgjoi palët trupi gjykues caktoi masën shtrënguese të sigurimit personal ”arrest me burg” për 35 vjeçarin.

Zbulimi i drogës llojit kokainë u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Urbanor”, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca, struktura e përhershme e cila vepron në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit të imët që policia ushtroi në kontenierin e ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë gjeti 7 kg kokainë.

Pakot e drogës ishin të fshehura në pjesën e kapakëve të ventilimit, ndërsa krahas tyre u gjet edhe  një GPS, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Top Channel