Prefekti i Vlorës për Top Channel: Dje i fikëm të gjitha zjarret! Duart e poshtra na kthyen sërish në betejën për të mbrojtur Llogoranë

10/08/2021 13:01

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj në një lidhje live në edicionin informativ në Top Channel tha se zjarret në Karaburun kanë qenë të qëllimshme, pasi gjatë ditës së djeshme u fikën të gjitha dhe në mesnatë u riaktivizuan.

Sipas tij kanë dorë banorët në këto vatra duke rikthyer sërish betejën me flakët.

“Gjatë natës pas përfundimit të një beteje të vështirë për shuarjen e flakëve gjatë orëve të mesnatës ka qenë një rindizje nga duart e poshtra që  na kanë kthyer sërish në betejën për të mbrojtur Llogoranë. Kemi bërë  një punë të mrekullueshme dje, duke fikur të gjitha vatrat në territorin e Karaburunit. Sot filluan erërat paraditen,tani jemi në Qafën e Kajos në përroin e Mrizit të Pishave, duke kontrolluar vijën e zjarrit në këtë përrua. Në këto momente kemi vënë në kontroll situatën, ndërsa betejën e kemi në këtë pjesë të përroit për të vënë në kontroll flakët këtë”, tha Mamaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA