Normaliteti i ri në portin e Vlorës, shifrat e hyrje-daljeve në nivelet e para pandemisë

10/08/2021 12:15

Fluks i shtuar këtë të martë në portin e Vlorës.812 pasagjerë dhe 200 mjete private janë përpunuar sot, ndërsa të ardhurit shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ata shprehen se pas pandemisë, këtë herë vijnë jo vetëm për të takuar të afërmit por dhe për të pushuar.

Për shefin e përpunimit të anijeve në Portin e Vlorës,Festim Skëndaj prej 10 ditësh, prej lirimit të lëvizjeve nga shteti italian,porti i është rikthyer normalitet, ndërsa rreth 12 mijë është numri I shtetasve që i janë drejtuar viseve shqiptare prej këtij porti.

Ky vit ka shënuar dhe risi në portin e Vlorës pasi përveç linjës me Brinissin ,për herë të parë ka nisur funksionimin dhe linja me Barin.Ndërkohë fluks i pushuesish ka edhe e që prej portit nisen me anijet turistike drejt Sazanit dhe Karaburunit.

Top Channel