Dy viktima nga koronavirusi janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Të vdekurit janë nga Prizreni dhe Rahoveci.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën (10 gusht) edhe 562 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Shifra bazohet në 5.272 mostra të testuara. Në përqindje, 10.6 e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 100 e pasuar nga Klina me 46 dhe Gjilani me 44 të infektuar.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 164 persona.
Në njoftim thuhet se janë shëruar 78 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2.640.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,756 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,273 kanë vdekur.
Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.
Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.
Përgjatë së hënës ndonjërën nga këto vaksina e kanë marrë 17.085 persona.
Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 170.852 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 504.817./ REL
Top Channel