Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ndodhet ditën e sotme në Pashaliman, ku u takua me ekspertët e USAID që po japin kontributin e tyre në betejën me flakët, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Haki Çakon.

Kujtojmë se Amerika ka dërguar forcat e saj në ndihmë të forcave që po luftojnë prej ditësh me zjarret në zona të ndryshme të vendit.

“Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga #USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret. USAID – US Agency for International Development  U.S. Embassy, Tiranë”, shkruan Kim.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel