Rreth 300 forca janë ngjitur ne orët e para të mëngjesit në malin e Karaburunit dhe pikërisht tek vendi i quajtur “Gropat e Pirit”, pasi është zona me rrezikshmëri më të lartë , ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe rrezikojnë seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Është një masiv pyjor me pemë shekullore i cili lidhet me Llogoranë.

FA, zjarrfikës të Vlorës, ADZM, prefektura por dhe banorë të Dukatit janë duke u ngjitur në mal për fikjen e zjarreve të ndihmuar edhe nga helikopterët.

Në ditën e 15 të zjarreve vetëm kjo zonë paraqet rrezikshmëri pasi zjarri mbi fshatin Dukat është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA