Zhvillohet mbledhja më e madhe e ‘sirenave’ në botë, magji dhe argëtim në SHBA

09/08/2021 21:25

Mijëra njerëz veshën një bisht sirene  për tu zhytur në qendrën  MerMagic në Virxhinia.

Ky organizim i pazakontë në Shtetet e Bashkuara lindore, cilësohet si më e madhi në botë kushtuar sirenave dhe tërheq mjaft kureshtarë.

Themeluesja e shoqërisë Che Monique tha se ajo poston fotografi të anëtarëve të grupit duke notuar dhe duke kryer truke në pishinë për të inkurajuar të tjerët të mendojnë, “hej, edhe unë mund ta bëj këtë.”

Por disa hezitojnë nga çmimi i lartë që vjen me ‘tu bërit’ sirenë.

Shumë prej tyre shpenzojnë mijëra dollarë për veshje shumëngjyrëshe dhe të ndërlikuara, dhe shumica e shpenzimeve shpesh shkojnë për bishta silikoni apo  pëlhura të bëra me porosi.

Në katin e panairit, gjen gjithçka, nga bishtat e plotë tek aksesorët për të dekoruar dhe përfunduar pamjen e një sirene.

“Ky definitivisht nuk është një hobi i lirë, bishti im shkon midis 2,000 dhe 3,000 dollarë. Pastaj ka dhe shpenzime të tjera si pasja rojeve nën ujë , për t’u siguruar që jam e sigurt”, tha një pjesëmarrëse.

Në mesditë në qendrën ujore gjen me qindra vetë të ulur në buzë të pishinës së madhe për një fotografi në grup apo notim.

Ndërsa shumë të tjerë shkojnë të konkurrojnë dhe  të provojnë  fatin e tyre në Olimpiadën ose garën për Miss Sirena.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA