Administrata Tatimore e Kosovës ka vënë 1,429 gjoba bizneseve të cilat nuk kishin arkë fiskale dhe nuk lëshonin kuponin fiskal.

Ky aksion me dorë të hekurt është në kuadër të luftimit të ekonomisë jo-formale.

Zyrtarët  gjatë këtyre ditëve kanë inspektuar aktivitetin e sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar.

62 kompani në Kosovë kanë shkelur rregullat dhe janë vënë nën hetim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.

Sipas ATK-së, të gjitha këto aktivitete janë ndërmarrë në kuadër të planit operativ të veprimit për periudhën korrik-shtator 2021, i cili përfshin edhe sektorë të tjerë.

Top Channel