Një 23-vjeçar ka përfunduar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit. Policia bën me dije se i riu ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri.
Fatmirësisht gjendja e tij raportohet e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri”, njofton policia.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel