Plagosje me armë në Durrës pas konfliktit mes të rinjve/ 26-vjeçari në spital, autori arrin të arratiset

09/08/2021 08:01

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.18, Durrës.

Durrës

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas pas një konflitki për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori i dyshuar.  Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij. Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel