“Përshëndetje, pasaportën e vaksinimit ju lutem”, kjo është shprehja që tashmë një klient dëgjon në çdo kafene, restorant dhe tren në Francë.
Nga e hëna në vend nisi zbatimi i urdhrit për lejet e Covid që mundësojnë hyrjen në kafene, restorante dhe trena, një shtrëngim i masave që qeveria shpreson se do të rrisë vaksinimet, por që ka shkaktuar protesta për disa javë.
Pasaporta e vaksinimit tashmë është e nevojshëm për të shkuar në kinema, koncert ose për të vizituar një muze, dhe do të jetë e nevojshme në çdo aspekt të jetës rutinë në Francë, siç është të pini një kafe në një kafene ose të udhëtoni në tren.
Leja gjenerohet në një barcode ose duhet të kesh një vërtetim që je vaksinuar plotësisht ,dhe një test i fundit që tregon se je negativ .
Ndërsa kafenetë u hapën për biznes të hënën në mëngjes, pati shenja të hershme të zhgënjimit .
“Ata nuk kanë kartën e shëndetit dhe nuk mund të bëj asgjë,” tha menaxherja e një lokali duke treguar dy klientë u larguan pasi ajo nuk kishte pranuar t’u shërbente.
“Disa e kuptojnë shpejt, të tjerët jo. Do të jetë e vështirë, ne nuk jemi polici. Nëse ky është një detyrim që lejon që gjërat të përmirësohen në mënyrë që të jetojmë në një botë siç ishte më parë ne do ta zbatojmë atë shumë rreptësisht”.
Presidenti Macron shpreson se plani do të përshpejtojë më tej vaksinimin në Francë, ku mbi 55 përqind e popullsisë tani kanë marrë dozën e dytë.
Top Channel