Një bandë që kultivonte lëndë narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle, ndërsa në pranga kanë rënë edhe shtetas shqiptarë.
Banda kultivonte marijuanë, plantacionet e të cilës i kishte ngritur në disa zona të Tarragonas.
Operacioni i krye në disa faza arrestoi në total 7 persona, dy nga të cilët janë vëllezër dhe shtetas shqiptarë, të cilët merreshin me korrjen e lëndës narkotike.
Hetimi për bandën nisi që tetorin e kaluar, ku u zbulua se shqiptarët po qëndronin në një apartament në Cambrils.
Policia lokale e monitoroi vazhdimisht grupin që nga ajo kohë derisa, hetimet zbuluan tre plantacione marihuanë veçanërisht në qytetet Ulldemolins, Cabacés dhe La Figuera.
I pari nga plantacionet u çmontua më 22 korrik në një operacion ku u kapën 4 nga “kopshtarët”, midis 19 dhe 32 vjeç dhe me kombësi shqiptare dhe u sekuestruan më shumë se 3, 175 bimë, narkotike.
Plantacionet u gjetën të kamufluara në zona të pyllëzuara, me tarraca të rregulluara për të strehuar mijëra bimë, një zonë për tharjen e marihuanës dhe një tjetër me tenda për ‘kujdestarët’.
Top Channel