Me qindra gra të huaja të lidhura me Shtetin Islamik, janë duke i shpëtuar qëndrimit në kampin Al Hol në Siri duke u martuar me burra që i njohin online të cilët paguajnë që ato të nxirren jashtë kampit.

Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” i ka dedikuar një shkrim të gjatë mënyrës së nxjerrjes nga kampet e Sirisë të grave të cilat janë nën ruajtjen e forcave kurde.

Nga intervistat tona brenda në kamp thotë The Guardian të tilla martesa janë një mundësi e lehtë për të dalë nga kampi duke u kthyer në një metodë e përhapur “arratisje” nga ferri Al Hol.

“Çdo ditë unë marr mesazhe duke më pyetur nëse jam duke kërkuar burrë“, ka thënë për The Guardian një grua brenda në Al Hol me origjinë ruse e cila ka theksuar se “këtu rreth meje motrat myslimane të cilat vijojnë të jenë pro ISIS po martohen”.

Gazetarët e The Guardian shkruajnë se të tilla martesa për xhihadistët ndër ta edhe në Evropë,  shihen si një medalje nderi në emër të ideologjisë radikale të islamit që ata ndjekin.

Botimi i gazetës “The Guardian”

Në forumet e përdorura në gjuhën arabe janë të shpeshta postimet ku thuhet: A mund të gjej një bashkëshorte nga gratë në kampe e vendosur të ndjekë rrugën e fesë, mund ta nxjerr nga kapet nuk ka rëndësi kostoja.

Për të nxjerrë një grua nga kampi Al Hol shkruan “The Guardian” paguhet deri në 15.000 dollarë.

Trafiku për të nxjerrë gra nga Al Hol zhvillohet nga sekserët të cilët janë në qytetin Idlib të Sirisë që kontrollohet nga kurdët.

Mënyra me e shtrenjtë është nxjerrja me makina private duke dhënë ryshfet rojeve kurde të ushtrisë SDF përfshi postoblloqet e celulave të ISIS deri në mbërritjen në një shtëpi të sigurt në Idlib.

Një tjetër mënyrë është fshehja e grave brenda autobotëve të ujit që hyjnë për të furnizuar kampin Al Hol.

Kjo ndodh gjatë natës duke paguar rojet kurde të kampit.

Top Channel javën e shkruar publikoi një bisedë të gazetarit Muhamed Veliu, me një grua të një nacionaliteti të huaj e cila ndodhet në Al Hol.

Ajo tha se shqiptarja 16-vjeçare, Eva Dumani mund të ketë dalë nga kampi dhe është në qytetin Idlib.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA