Doni të udhëtoni drejt Greqisë? Ministria e Jashtme tregon kushtet e kalimit në kufi për shqiptarët

09/08/2021 11:06

Ministria e Jashtme ka njoftuar kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët shqiptarë për të udhëtuar drejt Greqisë.

Të gjithë duhet të plotësojnë Formularin PLF; – Çertifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose Çertifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.

Për fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

“Formulari i domosdoshëm, duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Linkun e regjistrimit të formularit 𝗣𝗟𝗙 e gjeni në adresën: http://www.travel.gov.gr/

Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin. Këto pika funksionojnë 𝟮𝟰 𝗼𝗿𝗲̈ për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Nga data 𝟭𝟯 𝗸𝗼𝗿𝗿𝗶𝗸 𝟮𝟬𝟮𝟭, është hapur dhe Pika Kufitare e Tre Urave (Merxhani), pa limit kuotash ditore dhe me orar lëvizjeje 𝟬𝟴:𝟬𝟬-𝟮𝟬:𝟬𝟬.

Më shumë informacion në lidhje me mënyrat e përshtatshme dhe mjetet e transportit dhe lejet e lëvizjes brenda Greqisë janë në dispozicion në: https://forma.gov.gr/

Çdo informacion në vazhdimësi për udhëtarët mund ta gjeni në faqen e Ministrisë greke të Turizmit: https://mintour.gov.gr/en/covid19-en/

Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht nga kombësia dhe mënyra e hyrjes në territorin grek, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid) bazuar në algoritmin shëndetësor dhe janë të detyruar gjatë qëndrimit të tyre në Greqi të respektojnë masat e jashtëzakonshme për kufizimin e përhapjes së virusit COVID-19, sipas vendimit të përbashkët ministror sipas të dhënave Δ1α/ΓΠ.οικ.48487/30.7.2021 (Β’ 3481).

Ekzaminimet kryhen nga Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilët janë përgjegjës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA