Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka humbur jetën një 73 -vjeçar nga Tirana gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa nga 3,046 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 69 qytetarë, në këto bashki:  21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste  në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (09 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         69

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       30

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 3,046

Testime totale             932,991

Raste pozitive             133,981

Raste të shëruara       130,439

Raste Aktive                    1,082

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             382

Shkodër          161

Vlorë               114

Elbasan           103

Fier                  90

Lezhë              63

Durrës             52

Berat               48

Kukës              25

Gjirokastër       21

Korçë               17

Dibër                 6

 

Top Channel