Rajoni po lufton me zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta, por ndryshe nga kudo në Shqipëri zjarret shkaktohen nga dora e njeriut që ndez vatra të tilla kryesisht për të hapur kullote e më pas për të pastruar tokën.
Policia deklaron për Top Channel se për këtë sezon vere 40 shtetas i janë referuar prokurorive t ndryshme për shkatërrim prone me zjarr, kurse shtatë të tjerë u arrestuan në flagrancë.
Në kushtet kur çdo vere dhjetëra hektarë me pyje dhe kullotë pushtohen nga flakët , juristët apelojnë institucionet përkatëse që të ndryshojnë strategji dhe veç hetimit të zjarrvënësve, duhet të aplikojnë kodin civil që e ngarkon fajtorin me pagimin e dëmit.
10 vitet e fundit vendi ynë nga banorë të zonave rurale ka humbur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje , njëjtë siç po ndodh aktualisht.
Për këtë sezon nuk është kryer ende bilanci i humbjeve në të cilat veç sipërfaqeve të djegura dhe rrezikimit të jetëve dhe banesave përfshihen edhe shpenzimet e emergjencave dhe angazhimi i ushtrisë.
Top Channel