Varianti Delta i Covid-19, i cili është varianti më i transmetueshëm përbën rreth 97 për qind të rasteve të reja të COVID-19 në Gjermani.
Instituti Robert Koch konfirmoi 3.448 raste të tjera me koronavirus në 24 orët e fundit, duke treguar se numri i rasteve ishte përsëri në një trend rritës. Autoritetet shëndetësore regjistruan mbi 3.000 raste të reja për ditën e tretë me radhë, për herë të parë që nga qershori.
Sipas institutit, rastet e reja janë rritur veçanërisht tek adoleshentët dhe të rinjtë. Në Gjermani raportohet për 29.900 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Pavarësisht nga rritja e shpejtë e numrit të rasteve në javët e fundit, numri i të hospitalizuarve dhe numri i vdekjeve mbetën relativisht të ulëta, në krahasim me valën e parë dhe të dytë të pandemisë në Gjermani.
Top Channel