Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 2 persona, si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Policia ndaloi shtetasin E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi me datë 04.08.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetuses dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shigjetat” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë.
Më datë 06.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B. A., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç(vëllezër), sepse në rrugën “Ferit Xhajko”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin M. L., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 06.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin A. T., 50 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel