28/11 15:31
Këtë të premte ngriti siparin kampionati elitar francez për sezonin 2021-2022 me sfidën e zhvilluar në stadiumin “Luigji i Dytë” mes Monacos vendëse dhe Nantes.
Gjithçka u mbyll në barazim 1-1, rezultat që la të zhgënjyer vendësit e udhëhequr nga trajneri kroat, Niko Kovaç.
Edhe pse kaloi e para në epërsi me portugezin Gelson Martins, skuadra nga Principata nuk ia doli ta ruante avantazhin, pasi u ndëshkua në minutën e 42-të nga Castelletto.
Nantes u mbrojt mirë gjatë fraksionit të dytë duke u shtrënguar fort pas atij goli në fundin e pjesës së parë, duke marrë një pikë në këtë transfertë të vështirë pikërisht në premierën e Ligue 1.
Top Channel