Miku i afërt i presidentit të PSG-së Nasser Al-Khelaifi, Khalifah Bin Hamad Al-Thani ka njoftuar se Lionel Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.
Tashmë ka raporte të shumta në Francë, Spanjë dhe Argjentinë se Messi ka rënë dakord mbi kushtet personale pasi Barcelona njoftoi se nuk do të ketë kontratë të re me yllin argjentinas.
Do të jetë një kontratë dyvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër, me vlerë 40 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe shtesat varësisht nga performanca e tij, përcjellë KosovaPress.
Në rrjetin social Twitter Khalifah Bin Hamad Al-Thani postoi një fotografi të Messit i veshur me një fanellën e Paris Saint-Germain dhe ka shkruar:
“Negociatat përfunduan zyrtarisht. Njoftimi vjen më vonë. ”
Mbetet për t’u parë se sa e besueshme është kjo deklaratë, por raporte të shumta në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Jugut theksojnë me bindje se Messi do të veshë fanellën e PSG -së këtë sezon.
Madje ka sugjerime që PSG ka rezervuar Kullën Eifel për një ceremoni të veçantë prezantimi më 10 gusht.
Top Channel