Helikopteri shi hedhës që mbërriti ditën e djeshme nga Holanda, në ndihmë të Forcave të Armatosura shqiptare, që janë duke luftuar me flakët për shuarjen e tyre, hyri sot në veprim.

Në Dukat, në zonën mes Karaburunit dhe Parkut të Llogorasë është riaktizuar një vatër zjarri shumë e rrezikshme dhe për ta shuar atë duhet të ndërhyhej vetëm nga ajri.

Helikopteri holandeze që transporton deri në 10 ton ujë, ka bërë 15 fluturime në zonën e Dukatit. Më pas helikopteri u largua drejt Tiranës për t’u furnizuar me karburant dhe për t’u rikthyer sërish në aksion.

Pas rikthimit helikopterët arritën të eliminojnë rrezikun nga zjarri në Dukat dhe në gjirin e Gramës. Ja  çfarë ka mbetur nga zjarret në këtë zonë siç duket në këto pamje të filmuara paditen e sotme.

Ndërkohë banorët e Dukatit janë guitur në mal për të penguar që flakët e zjarrit të shkojnë në shtëpitë e tyre. Zjarret në këtë zonë janë të qëllimshme nga barinjtë e zonës. Një pjesë e banorëve të dukatit sot po shikonin aksionin e holandezëve për të shpëtuar banesat e tyre.

Pak më herët Ministria e Mbrojtjes sqaroi se në Dukat e Gjirin e Gramës rreziku në vatrat e zjarrit është eliminuar. Ndërkohë është duke vijuar puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në Bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA