Holandezët shuajnë zjarret në Vlorë/ Eliminohen dy vatrat e rrezikshme në Dukat dhe gjirin e Gramës

07/08/2021 14:54

Helikopteri shinuk që mbërriti dje nga Hollanda për të ndihmuar Shqipërinë me zjarret, sot hyri në veprim.

Në dukat, në zonën mes Karaburunit dhe parkut të Llogorasë është riaktizuar një vatër zjarri shumë e rrezikshme . Për ta shuar atë duhet të ndërhyhet vetëm nga ajri.

Helikopteri holandeze që transportonte deri në 10 ton ujë, ka bërë 15 fluturime në zonën e dukatit. Më pas helikopteri u largua drejt Tiranës për t’u furnizuar me karburant dhe për tu rikthyer sërish në aksion.

Pas rikthimit helikopterët arritën ta shuajnë komplet zjarrin në Dukat dhe në gjirin e Gramës.

Ndërkohë banorët e Dukatit janë ngjitur në mal për të penguar që flakët e zjarrit të shkojnë në shtëpitë e tyre. Zjarret në këtë zonë janë të qëllimshme nga barinjtë e zonës. Një pjesë e banorëve të dukatit sot po shikonin aksionin e holandezëve për të shpëtuar banesat e tyre

Kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli ishte në Dukat ndërsa sqaroi se çdo zjarrfikës është paguar dhe do të paguhet.

Ndërkohë që në qendër të vëmendjes është mbrojtja e parkut kombëtar të Llogorasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA