Greqi, evakuime masive nga zjarret/ 6 ditë luftë me flakët, Mitsotakis: Prioritet mbrojtja e banorëve

07/08/2021 23:04

Për të gjashtën ditë rresht qindra zjarrfikës grekë dhe të huaj që kanë ardhur për ndihmë, vullnetare te brigadave zjarrfikëse si dhe banorë, po luftojnë me qindra e dhjetëra vatra zjarri dhe flakët e tyre gjigante që po përpijnë pyje, shtëpi makina e çfarë gjejnë përpara.

Mbrëmjen e së shtunës zjarret në pjesën veriore të ishullit të Evoias janë përsëri jashtë çdo kontrolli në një front prej të paktën 30 km.  Përveç 1500 banoreve që janë evakuar prej mbrëmjes së të premtes gjatë gjithë natës edhe gjatë ditës së shtunë ka pasur përsëri urdhër për evakuime të reja në këtë zonë  me ndihmën edhe të forcave të Marinës Detare.

Prioriteti i gjitha ditëve të fundit ka qenë para së gjithash mbrojtja e jetës njerëzore, dhe në masën që është e mundur të mbrohen pronat dhe kryesisht zjarri te mos kalonte ne fshatra pasi në këtë rast do të kishim dëme të mëdha.

Më shumë përpjekje siç ka njoftuar zv/ministri i Mbrojtjes së qytetarit janë kufizuar orët e fundit zjarret në veri të periferisë së Athinës ku vlerësohet se janë shkrumbuar mbi 8000 hektarë pyje.

Ndërsa janë djegur mbi 20000 hektarë në ishullin e Evias dhe ende nuk ka vlerësime për vatrat e zjarrit që po djegin zona të ndryshme të gadishullit të Peloponezit, apo të Greqisë kontinentale dhe specialistet flasin për një katastrofe ekologjike të paparë.

Gjithashtu nuk ka një shifër zyrtare për shtëpitë e djegura, por flitet se janë me qindra në dhjetëra fshatra.  Probleme ka pasur edhe me furnizimin e energjisë elektrike për të paktën 70000 konsumatore në zonat e Athinës, Peloponezit dhe Evias.

Pasi Athina ka apeluar përmes sistemit të ndihmës emergjente të BE kane mbërritur 9 avione , 700 zjarrfikës dhe 100 makina zjarrfikëse  nga Franca, Ukraina, Qiproja, Kroacia,Gjermania, Suedia ,Izraeli, Rumania dhe Zvicra.

Qeveria greke ka deklaruar se te gjitha sipërfaqet e djegura do te pyllëzohen dhe ka filluar të zbatojë një plan ndihmë për familjet që kanë humbur pasuritë e tyre, në kritikat e rrepta të opozitës që vlerëson se mekanizmi shtetëror ka qenë përballë kësaj situate më i dobët se kurrë ndonjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA