Një 42 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka djegur një sipërfaqe me ullinj në fshatin Gjorm.

Bëhet fjalë për shtetasin Bexhet Sinaj, i cili dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me pemë ullishte në pronësi të dy shtetasve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit B. S, 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm. Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Neshtë”, Gjorm, ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me pemë ullishte, konkretisht 100 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit B.M dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit S.Xh.”, thuhet në njoftimin e policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA