Dera e kafazit ishte hapur, gruaja masakrohet nga tigri dhe vdes në vend

07/08/2021 13:43

Një grua ka humbur jetën në vend , pasi u sulmua nga një tigër i cili e kafshoi atë në qafë teksa ajo po punonte në park.

Gruaja e cila nuk është identifikuar nga policia, ishte pjesë e stafit që punonte në parkun e kafshëve të egra në Kili, Amerika e jugut.

Ajo mori një plagë të tmerrshme në qafë gjatë incidentit tronditës në dhe vdiq “në vend”, thanë policët.

Ndërsa thuhet se shkak i ngjarjes tragjike, u bë dera e hapur e rrethimit të tigrit.

Kafshët në park lëvizin lirshëm ndërsa vizitorët kalojnë me makinë dhe i vëzhgojnë ato në habitatet e tyre.

Fotot promovuese tregojnë luanët që ngjiten mbi automjetet e rrethuar me hekur.

Sidoqoftë, kur punonjësit punojnë, kafshët janë të mbyllura në rrethimet e tyre.

Williams Espinoza nga policia e Rancagua tha: “Ajo nuk e kuptoi që dera e kafazit të kafshës ishte e hapur dhe u sulmua menjëherë nga tigri, duke shkaktuar vdekjen e saj në vend.”

Parku safari u mbyll ndërsa policia po heton ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA