Çmimet u rritën brenda një jave/ Ankohen konsumatorët në Bulqizë. Tregtarët: S’ka më forcë blerëse
07/08/2021 12:22
Çmimet e fruta perimeve në Bulqizë janë rritur edhe pse prodhimi në këtë periudhë është i bollshëm.
Banoret shprehen se janë te pakënaqur dhe më shumë e ndjejnë ata që jetojnë me ndihmë ekonomike por edhe familjet e minatorëve.
Nga ana tjetër tregtaret ankohen se nuk kanë fitime pasi nuk ka forcë blerëse.
Rritja sipas banorëve të Bulqizës ka ndodhur brenda një jave dhe çmime të tilla po e varfërojnë dita ditës jetën e tyre.
Top Channel