Tre persona janë proceduar penalisht për shkak të zjarrëvënie në kullotat në qarkun e Gjirokastrës.

Policia bën me dije se këto person akuzohen për zjarrëvenie në kullota ku si pasojë janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pyje.

Vangjel Baruha, Mihal Binjaku dhe Pëllumb Çani janë ndaluar në Mashkullorë, Dropull dhe Qesarat me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin P. Ç., 57 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi dyshohet se ky shtetas është autor i zjarrit në fshatin Mashkullorë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme.

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” për shtetasin V. B., 67 vjeç, banues në fshatin Llovinë, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Llovinë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. B., 65 vjeç, banues në fshatin Qesorat, pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Qesorat, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA